LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në lagjen “Tophane” në Prishtinë, një i plagosur

Të shtëna në lagjen “Tophane” në Prishtinë, një i plagosur

Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Prishtinë, më saktësisht në lagjen “Tophane”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur (në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.


Ahmeti bëri të ditur se aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje. /Telegrafi/