Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga LDK.
Molliqaj në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit të tyre.
Sipas tij, Vjosa Osmani është e pafuqishme, transmeton Telegrafi.
“Vjosa Osmani, ani pse është personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, është shumë e pafuqishme. Në radhë të parë, nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota. Pra, përderisa Vjosa do të jetë vetëm figurë për elektoratin, vendimet do të vazhdojnë të merren nga ‘të fortit’ e LDK-së”, ka shkruar ai.
Tutje Molliqaj në shkrimin e bërë ka thënë se Vjosa Osmani nuk paraqet profilin e duhur për të marrë përsipër dialogun me Serbinë.
“Në radhë të dytë, duke pasur parasysh negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike, e dëshmuar kjo nga Kryeministri Haradinaj, Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe. Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin në negociata me Serbinë”, vijon shkrimi i Molliqajt.
Sipas deputetit Molliqaj, vendimi i LDK-së ka lënë jashtë loje Albin Kurtin.
“P.S. Albin Kurti përfundimisht doli jashtë loje nga ky vendim i LDK-së.
Iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta bërë kryeministër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike. Në fund, siç edhe dihej, LDK-ja e përbuzi dhe nuk e pranuan si kandidat”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës