LAJMI I FUNDIT:

Klopp: I lumtur me lojën dhe fitoren ndaj Arsenalit, më pëlqeu dëshira dhe pasioni

Klopp: I lumtur me lojën dhe fitoren ndaj Arsenalit, më pëlqeu dëshira dhe pasioni

Jurgen Klopp është parë i lumtur në konferencën pas ndeshjes ndaj Arsenalit, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 3-1.

Liverpooli e ka fituar derbin e javës së tretë në Ligën Premier ndaj Arsenalit dhe loja dhe fitorja e kanë bërë të lumtur trajnerin gjerman të Reds.


“Nuk mendoja për numrin e golave që mund të shënonim, por për të qenë i sinqertë nuk e prisja sistemin që ata luajtën. Nuk jam i sigurt se ata e kanë luajtur atë në para-sezon, nuk e pashë atë”, ka thënë fillimisht Klopp.

Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

“Isha vërtet i lumtur me shumë pjesë të lojës; Mendoj se gjithçka që kemi bërë mirë në katër ndeshjet e para, sot e kemi bërë më mirë, më preciz dhe më të akorduar”.

“Më pëlqeu dëshira, pasioni, fuqia dhe energjia që vendosëm në këtë lojë. Na bënë vërtet të pakëndshëm të luajnë kundër neve, që është ajo që donim dhe kështu merituam golin e parë”.

“Në pjesën e dytë pati penallti të qartë. Ne luajtëm pasime të mira dhe ishim atje me shumë momente të mira, momente futbolli”.

Liverpool 3-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Liverpool 3-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

“Penalltia u shënua bukur dhe pastaj goli i tretë është përsëri i pabesueshëm – një gol vërtet, vërtetë i mirë. Pra, goxha histori e lojës; ne mund ta kishim kontrolluar më mirë, kjo është ndoshta sfida jonë e vërtetë”

“Kemi shumë për t’u përmirësuar por ishte edhe një hap i madh sot, prandaj jam vërtet i lumtur”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori