LAJMI I FUNDIT:

Kapet peshkaqeni dhelpër afër ishullit të Sazanit

Kapet peshkaqeni dhelpër afër ishullit të Sazanit

Një peshkaqen dhelpër është kapur në afërsi të ishullit të Sazanit. Peshkaqeni ishte i gjatë rreth 3 metra e 30 cm ndërsa peshonte rreth 200 kg.

Peshkaqeni është kapur në veri të ishullit të Sazanit, jashtë Gjirit të Vlorës. Ky peshkaqen futet në llojin e specieve në rrezik zhdukje që s’para haset në brigjet e Shqipërisë pasi noton në ujëra me thellësi të mëdha.


Peshkaqeni dhelpër qëndron gjithmonë larg bregut për të mos u evidentuar nga peshkatarët dhe qëndron gjithmonë në thellësinë 70 metra.

Bishtin e gjatë peshkaqeni e përdor si kamxhik për të goditur prenë e tij. Kryesisht ushqehet me peshq. Noton mirë dhe shpejt dhe ka aftësi fiziologjike  të ruajë temperaturën e brendshme të trupit, më të ngrohtë se ai i ujit të detit përreth.

Pavarësisht madhësisë nuk është i rrezikshëm për njerëzit për shkak të dhëmbëve të vegjël. Ndërsa është shumë i çmuar për peshkatarët për shkak të mishit të tij dhe të vajit të mëlçisë. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori