LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Institucionet fetare, rol të madh në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit

Veseli: Institucionet fetare, rol të madh në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot në Ditën Përkujtimore për Viktimat e Dhunës Bazuar tek Feja ose Besimi, ka thënë se besimi fetar luan rol të rëndësishëm në shoqëri, sidomos në edukimin e qytetarit me vlera morale dhe kundër korrupsionit.

“22 gushti shënohet nga OKB-ja si Dita për të Përkujtuar Viktimat e Dhunës Bazuar tek Feja ose Besimi. Liria e fesë ose besimit është një e drejtë universale e çdo qenie njerëzore dhe aktet e vazhdueshme të jotolerancës dhe dhunës bazuar në fe ose besim duhet të marrin fund kudo në botë.

Unë e vlerësoj lart rolin që luan në shoqëri besimi fetar, sidomos në edukimin e qytetarit me vlera  morale dhe kundër korrupsionit. Prandaj, shteti ynë duhet të garantojë maksimumin e respektit dhe kujdesit ndaj klerikëve fetarë, simboleve të feve të ndryshme, objekteve të kultit dhe pronave të komuniteteve të ndryshme fetare.


Bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme fetare në Kosovë është krenaria jonë më e madhe dhe unë do të angazhohem që ta kultivojmë dhe forcojmë edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori