LAJMI I FUNDIT:

Kosova e pafat, Herolind Shala bëhet lojtari i katërt që do të mungojë ndaj Çekisë shkaku i lëndimit

Kosova e pafat, Herolind Shala bëhet lojtari i katërt që do të mungojë ndaj Çekisë shkaku i lëndimit

Herolind Shala i është bashkuar listës së të lënduarve të Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Ky takim pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe llogaritet ndër më vendimtarët për fatin e Kosovës në këto eliminatore.

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord, 1.8 milion klikime brenda dy orësh në platoformën online
Lexo po ashtu Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord, 1.8 milion klikime brenda dy orësh në platoformën online

Megjithatë, Dardanët nuk e kanë fatin në anën e tyre, pasi shumë lojtarë kryesor të skuadrës janë të lënduar.

Trajneri Bernard Challandes ka kokëdhimbje pasi më parë u lënduan dyshja titullare Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli, ndërsa para disa ditësh edhe Milot Rashica.

Zeneli, Rashica dhe Kryeziu ishin mungesat e konfirmuara të Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Por, kjo nuk ka mjaftuar pasi trajneri zviceran sot (e enjte) gjatë ditës ka marrë edhe një lajm të hidhur nga infermieria.

Edhe mesfushori luftarak, Herolind Shala ka pësuar lëndim gjatë stërvitjeve me klubin e tij Valarenga.

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t'i zëvendësojë
Lexo po ashtu Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t'i zëvendësojë

Është vet klubi norvegjez që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se mesfushori i Kosovës ka thyer dorën.

Sipas burimeve të Telegrafit, Shala do të futet në operim të hënën dhe pritet të mungojë rreth gjashtë javë. Rrjedhimisht ai do të bëhet mungesa e katërt e madhe e Kosovës për ndeshjen me Çekinë. /Telegrafi/

Postimi i Valarengas

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori