LAJMI I FUNDIT:

Silva: E ndjej se Neymari do të qëndrojë

Silva: E ndjej se Neymari do të qëndrojë
Neymar dhe Thiago Silva (Foto: Goal.com)

Thiago Silva shpreson që Neymari do të qëndrojë me Paris Saint-Germainin, përkundër faktit që lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi brazilian po ashtu kërkohet edhe nga Real Madridi, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete për lojtarin.


Silva ka thënë se dëshiron që bashkëkombësi i tij të qëndrojë në parkun e Princave dhe ta ndihmojë skuadrën në qëllimet e tyre për sezonin 2019/20 që tashmë ka filluar.

“Shpresoj që në fund të afatit kalimtar ai (Neymar) të qëndrojë me ne, natyrisht se na mungon. Mendoj se ai do të qëndrojë me ne pasi është një njeri shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

PSG kërkon Varane dhe Vinicius nga Reali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit
Lexo po ashtu PSG kërkon Varane dhe Vinicius nga Reali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit

“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar, mirëpo ai e di se sa është i rëndësishëm për ne”, ka thënë më tej Silva.

PSG-ja është e gatshme ta lejojë rikthimin e Neymarit në Spanjë, mirëpo ka kërkuar nga të dyja skuadrat që të ofrojnë lojtar dhe një shumë të majme parash. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori