LAJMI I FUNDIT:

PSG kërkon Varane dhe Vinicius nga Reali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit

PSG kërkon Varane dhe Vinicius nga Reali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit

Kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Gerimain kërkojnë marrëveshje të madhe shkëmbim me Real Madridin, ku do të ishin të përfshirë dy yjeve të Mbretërve dhe ylli brazilian Neymar.

Neymar ka qenë lojtari më i përfolur në këtë afat kalimtar të verës, ku shumë thashetheme e kanë rrethuar të ardhmen e tij.


Ylli brazilian ka qenë i lidhur me dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelonën dhe Real Madridin, por klubi francez nuk dëshiron ta shesë Neymarin te klubi nga Camp Nou.

Le Parisen akuzon Barcelonën për interesim të rrejshëm në Neymarin
Lexo po ashtu Le Parisen akuzon Barcelonën për interesim të rrejshëm në Neymarin

Kështu, Mbretërit duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke tentuar disa mënyrë për transferimin e Neymarit në Santiago Bernabeu.

Vinicius dhe Neymar

Megjithatë, drejtuesit e PSG-së kanë insistuar se çdo marrëveshje për të marrë Neymarin, Reali do të duhej të përfshinte Raphael Varane dhe Vinicius Juniorin në ofertë.

Sipas emisionit televiziv francez  Telefoot, drejtuesit e Realit hodhën poshtë kushtet e PSG-së, ndërsa kampionët e Ligue 1 gjithashtu kanë refuzuar të pranojnë idenë e përfshirjes së Gareth Bale në çdo marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

PSG i hapur për huazimin me obligim blerje të Neymarit
Lexo po ashtu PSG i hapur për huazimin me obligim blerje të Neymarit

Ndërkohë, lëvizja e supozuar e brazilianit te ish-klubi Barcelona ka hasur në vështirësi sidomos pas largimit të Philippe Coutinhos te Bayern Munichu.

Gjatë ditës u raportua gjithashtu se drejtuesit parisien janë të hapur edhe për huazimin e Neymarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori