LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bayerni arrin marrëveshje me Monchengladbach për transferimin e Cuisances

Zyrtare: Bayerni arrin marrëveshje me Monchengladbach për transferimin e Cuisances

Bayern Munich ka konfirmuar se ka marrëveshje me Borussia Monchengladbachun për transferimin e mesfushorit Mickael Cuisance.

Lojtari 20-vjeçar është shndërruar në njërin ndër mesfushorët më cilësor në Bundesliga që nga koha kur iu bashkua Monchengladbachut nga Nancy në vitin 2017.


Mesfushori francez ka bërë 35 paraqitje për skuadrën gjermane në dy sezonet e fundit, derisa ka dhuruar tri asistime.

“Mickael ka pikat e tij të forta në futboll. Ai ka një teknikë të shkëlqyer, një këmbë të majtë të fortë dhe një mentalitet të shkëlqyeshëm,” ka thënë drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic për mesfushorin.

Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon
Lexo po ashtu Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

Mesfushori do të bëhet lojtari i pestë francez në listën e Bavarezëve, duke u bashkuar me Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard.

Ashtu si Cuisance, Hernandez dhe Pavard u bashkuan me kampionin e Bundesligës këtë verë, me Ivan Perisic dhe Fiete Arp përforcimet e tjera të klubit deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori