LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Më shumë skandale ka prodhuar AAK-ja për 2 vjet, sesa PDK-ja për 12 vjet

Tahiri: Më shumë skandale ka prodhuar AAK-ja për 2 vjet, sesa PDK-ja për 12 vjet

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka theksuar se gjatë 12 viteve që ka qenë në pushtet partia e tij, në Kosovë janë bërë një sërë arritjesh, veçanërisht në arsim dhe në aspektin e rritjes së pagave.

Tahiri, në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegraf, duke i komentuar akuzat e oponentëve politik rreth asaj se PDK ka qenë përgjegjësja kryesore që korrupsioni dhe nepotizmi është instaluar nëpër institucionet e vendit dhe se është kapur drejtësia, ka theksuar se kjo nuk qëndron sepse shumë aktakuza janë ngritur edhe ndaj zyrtarëve të kësaj partie.

Abelard Tahiri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

“Në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë ndjek shumë ministra të qeverisjes së kaluar, njëkohësisht kemi edhe kryetar të komunave që janë të dënuar për korrupsion. Për herë të parë e kemi bërë një ligj mjaft të fuqishëm, ku i jepet mundësi prokurorëve dhe gjyqtarëve me i konfisku pasuritë qoftë të politikanëve, biznesmenëve të fuqishëm, etj”, ka shtuar ai.


Ministri në detyrë i Drejtësisë, iu është kundërpërgjigjur edhe akuzave të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, e cila ka thënë se “Veseli po thotë që do ta luftojë korrupsionin, por ka harruar që tash e 13 vite është në pushtet”.

Tahiri ka theksuar se më shumë skandale i kanë bërë për 2 vjet anëtarët e AAK-së, se sa PDK-ja për 12 vite.

“Sa kanë prodhuar njerëzit e AAK-së skandale për 2 vjet, ne nuk kemi prodhuar për 12 vjet. Edhe e kanë tejkaluar…..”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori