LAJMI I FUNDIT:

Sanchez i gatshëm të kthehet në Serie A pas interesimit të tri klubeve të mëdha

Sanchez i gatshëm të kthehet në Serie A pas interesimit të tri klubeve të mëdha
Alexis Sanchez (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Alexis Sanchez është duke e shqyrtuar seriozisht largimin nga Manchester Unitedi dhe rikthimin e tij në Serie A.

Sulmuesi kilian është në luftë të hapur me klubin anglez dhe që nga transferimi i tij nga Arsenali ka mbetur gjithmonë mbrapa në hierarkinë e sulmuesve.


Situata është acaruar edhe më shumë pas vendimit të fundit të drejtuesve të klubit për ta dërguar në stërvitje me ekipin e të rinjve.

Solskjaer e dërgon Sanchezin të stërvitet me ekipin rezervë të Unitedit
Lexo po ashtu Solskjaer e dërgon Sanchezin të stërvitet me ekipin rezervë të Unitedit

Sanchez thuhet se ‘është lodhur’ dhe tani po mendon për t’u larguar nga Unitedi dhe është i gatshëm të kthehet në Serie A.

Sipas mediumit anglez Daily Mail, kiliani ka tërhequr interes të fortë nga Milani, Napoli dhe Juventus, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi.

Unitedi po mendon për shfuqizimin e kontratës së Alexis
Lexo po ashtu Unitedi po mendon për shfuqizimin e kontratës së Alexis

Kiliani gjithashtu po shpreson se ai mund të bëjë një rikthim në Itali për të gjetur futbollin e rregullt të skuadrës së parë që i ka munguar te Djajtë e Kuq.

Në të kaluarën, Sanchez ka luajtur me Udinesen në Serie A dhe Barcelonën në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori