LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta

Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta

Zelanda e Re është bërë vendi i parë që legalizoi të ardhurat nga kriptovalutat, raporton Financial Times.

Shërbimi tatimor i këtij vendi ka vendosur që pagat mund të paguhen në kriptovaluta nëse monedha virtuale është e lidhur me të paktën një monedhë standarde.

Autoritetet e Zelandës së Re gjithashtu kërkojnë që kriptovaluta e zgjedhur mund të jetë drejtpërdrejt e konvertueshme në një formë standarde të pagesës.


Sipas Business Insider, kjo lejon që bitcoin, valuta më e madhe digjitale në botë për nga vlera e tregut, të shërbejë si një formë pagese për punëtorët e Zelandës së Re kur ligji i ri të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Projektligji u paraqit zyrtarisht më 7 gusht, dhe thotë se Zelanda e Re gjithashtu do të lejojë që pagesa e bonuseve të bëhet me kriptovaluta.

Varianti i pagave me kriptovaluta i nënshtrohet sistemit kombëtar të taksave të pagave dhe ligji i ri përjashton punëtorët e vetëpunësuar që nuk mund të transferojnë të ardhurat e tyre në monedhë virtuale.

Masa paraqet një hap më tej në futjen e monedhës digjitale të diskutueshme në sistemin e metodave të pagesave të përditshme.

“Masa është një hap tjetër që autoritetet të kuptojnë se njerëzit me të vërtetë duan të paguhen në kriptovalutë,” tha Thomas Hulme, një avokat i shtëpisë ligjore  ‘Macrel Turner Garrett’ në Londër për Financial Times. /kp/Telegrafi/