LAJMI I FUNDIT:

Uji në Tearcë është i ndotur me fekale

Uji në Tearcë është i ndotur me fekale

Qendra e Shëndetit Publik Tetovë vërtetoi se uji në fshatrat e Tearcës, Gllogjë dhe Përshevc nuk është i pijshëm.

Nga Qendra e Shëndetit Publik rekomandojnë që në këto tre fshatra të mos përdoret uji për pije dhe as për gatimin e ushqimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Rezultatet treguan ndotje të ujit. Është vërtetuar prania e dy baktereve ku vërtetohet se ka ndotje fekale.

Për këtë arsye, masa për kujdes nga java e kaluar mbetet në fuqi, dhe kjo do të thotë që uji nuk duhet të pihet dhe as të përdoret për gatimin e ushqimit./Telegrafi/

Instituti për Shëndet Publik: Të mos përdoret për pije uji në Tearcë
Lexo po ashtu Instituti për Shëndet Publik: Të mos përdoret për pije uji në Tearcë