LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për grabitjen në Shtime

Arrestohet një person për grabitjen në Shtime

Policia e Kosovë e ka arrestuar një person për grabitjen në Shtime.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, ka thënë për Telegrafin se hetuesit e rajonit të Ferizajt janë në kërkim të personave tjerë.


“Para pak çastesh është arrestuar një person në cilësinë e të dyshuarit për rastin në fjalë. Përndryshe hetuesit e rajonit të Ferizajt janë në teren, ku jemi në kërkim të personave tjerë”, ka thënë ai.

Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur
Lexo po ashtu Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

Ndryshe një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në lagjen e Pajtimit në Shtime të mërkurën./Telegrafi/