LAJMI I FUNDIT:

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Foto: Kallxo

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari para protestuesve ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ik dialogut me sindikatat.

“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe pensionistëve t’i bashkëbisedojmë me qeverinë dhe të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre, por qeveria vazhdon ti ik dialogut dhe parandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu në këtë protestë”, ka thënë Jashari.


Ai ka apeluar nga Qeveria që të realizojë kërkesat e tyre, ndryshe ka paralajmëruar veprime të tjera sindikale.

“Apeloi tek Qeveria që të realizojë kërkesat tona duke parandaluar kështu veprimet tjera sindikale. I drejtohem Qeverisë me lutjen që të veprojë e mos të na përsëritet viti 2022”, tha Jashari.

E Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat, ka thënë se kjo sindikatë i adreson kërkesat e tyre çdo ditë, mirëpo nuk ka ende asnjë zgjidhje.

Ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti se para ardhjes në pushtet u kishte premtuar shumë zgjidhje punëtorëve.

“Para se të vinte në këtë qeveri, ky kryeministër na pat lodh. Zgjidhjen nuk po e kërkojmë te Qeveria por te liberalizimi i vizave, që nëse vazhdon kështu edhe dy vite kryeministrin nuk ka kush ta bartë me xhipa të zi sepse Kosovën defacto 150 mijë punëtorë e braktisën në tre muajt e parë të këtij viti”, tha Azemi.

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Lexo po ashtu ​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Më poshtë janë kërkesat e SBAShK-ut drejtuar Qeverisë:

1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona.

2. Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit.

3. Kërkojmë nënshkrimin e aneks kontratës kolektive të arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës. Qeveri respektoj pensionistët se ju arsimuan edhe juve.

4. Kërkojmë urgjentisht që të ngritët vlera e koeficientit të pagave për së paku 30%

5. Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore

6. Plotësimi i ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave

7. Duam funksionalizimin e këshillit ekonomiko-social

8. Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit

9. Qeveria të siguroj buxhet për zbatimin e kontratës kolektive, pa pasur nevojë të shkojmë në gjykata

10. Qeveri zbato vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës 0.5% edhe për 15 viteve e para të punës

11. Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisionet e bordeve në të cilat vendoset për fatin e tyre . /Telegrafi/