LAJMI I FUNDIT:

Petrol Company ndan 70 pako ushqimore për familjet në nevojë

Petrol Company ndan 70 pako ushqimore për familjet në nevojë

Petrol Company ka bërë shpërndarjen e 70 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Pejës, e kjo është bërë në prag të festës së Kurban Bajramit.

Valentina Mekani, menaxhere në Petrol Company, thotë se si kompani do të jenë çdo herë në ndihmë të familjeve në nevojë.


“Fillimisht e kemi bërë një kërkesë në Komunën e Pejës për numrin e familjeve që kanë nevojë, me ndihmë të komunës neve na kanë treguar që afërsisht janë 50 familje që kanë nevojë. Mirëpo, ne jemi përgatitur për 20 familje më shumë, do të thotë gjithsej 70 pako”, tha ajo.

Mekani u shpreh se nuk do të ndalen duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, derisa bëri të ditur se nesër do të dhurohen dy shtëpi për dy familje në Gjakovë.

“Kjo nuk është hera e parë që ne vetëm japim ndihma për familjet në nevojë, ka edhe raste të tjera. Kam rastin dhe kënaqësinë të tregojë që nesër kemi me i dhënë dy palë çelësa për dy familje në nevojë në qytetin e Gjakovës, kjo na bënë neve të ndjehemi shumë mirë. Nuk do të ndalemi asnjëherë, çdo herë do të jemi krahë klientëve tanë dhe në krahë të familjeve që kanë nevojë”, u shpreh ajo.

Kurse, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka falënderuar Petrol Company që kanë zgjedhur që për këtë festë të ndihmojnë qytetarët e kësaj komune.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj kompaninë Petrol që ka bërë donacionin për rastin e Bajramit për 50 familje skamnore. Ky është një donacion i radhës që e bëjnë donatorë të ndryshëm përmes Komunës së Pejës, me ç’rast ne bëjmë përzgjedhjen e familjeve skamnore ku ne disponojmë një listë në bazë të kategorive dhe gjithmonë mundohemi të bëjmë një përzgjedhje sa më adekuate për ato familje që kanë më së shumti nevojë”, tha ai.

Loci ftoi edhe donatorët e tjerë që të ndjekin shembullin e Petrol Company që të gëzojnë familjet në nevojë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Shkëlzen Spahiu nga qyteti i Pejës është një nga të përzgjedhurit për të marrë pakon ushqimore, e i cili është falënderues për Petrol Company.

Ai thotë se po ju ndihmojnë në vazhdimësi me gjëra ushqimore.

“I falënderohem kompanisë Petrol Company, ishalla gjithmonë Allahu jau kthen që nuk po na harrojnë. Jetoj në shtëpi të huaj, kam pasur aksident, e falënderoj kompaninë që po na ndihmojnë”, u shpreh ai.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori