LAJMI I FUNDIT:

Boban për hir të respektit ndaj tifozëve të Milanit: Duhet ta sqarojmë, Modricin nuk do ta transferojmë

Boban për hir të respektit ndaj tifozëve të Milanit: Duhet ta sqarojmë, Modricin nuk do ta transferojmë
Luka Modric (Foto: Getty Images/Guliver)

“Paolo Maldini kishte deklaruar njëzet ditë më parë, por meqenëse ne vazhdojmë të flasim për të dhe të shkruajmë rreth tij, unë do të doja të përsëris që lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar nuk do të jetë lojtari ynë”, kështu së paku ka thënë zyrtari i Milanit, Zvonimir Boban.

Mediat italiane kanë raportuar gjatë ditës së djeshme se Milani mund ta transferojë kroatin nëse Paul Pogba ose Christian Eriksen kalon te Real Madridi.

Kjo do të bëj që fituesi në fuqi i “Topi i Artë” të largohet nga madrilenët pasi që nuk do të ketë shumë hapësira te spanjollët.


“Ne kemi sqaruar në detaje se pse marrëveshja nuk është e mundur, por është e qartë se, aktualisht, Modric është lojtar i Realit”, tha ai për Gazzetta dello Sport.

“Ai është një person dhe një lojtar i nivelit të lartë. Ne e falënderojmë për këshillat e mira që na ka dhënë për sezonin e ardhshëm, por është e drejtë të sqarojmë gjërat, gjithashtu edhe nga respekti për tifozët tanë “, pohoi Boban.

Ndryshe, Modric deri më tani ka pasur 200 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/