LAJMI I FUNDIT:

LG tregon datën kur do ta sjellë një telefon me dy ekrane

LG tregon datën kur do ta sjellë një telefon me dy ekrane

Kohëve të fundit, shumë prodhues të telefonave të zgjuar, kanë paralajmëruar se do të sjellin telefona me ekran të palosshëm.

Prapa nuk ka mbetur as LG, që ka njoftuar se do ta sjellë një telefon në këtë format të quajtur LG V50 ThinQ, mirëpo nuk është bërë ndonjë njoftim tjetër për këtë model, transmeton Telegrafi.

Tani LG ka bërë një njoftim në formë ftese, ku tregon datën dhe organizimin, ku do ta sjellë një telefon me dy ekrane që palosen njëra me tjetrën. Derisa, në pjesën e sipërme e ka edhe një ekran të vogël për të dhëna elementare.


Në formën e një lojë, është bërë e ditur se kjo pajisje shfaqet më gjashtë shtator, në aktivitetin IFA që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Loja që tregon mundësinë e përdorimit të dy ekraneve në të njëjtën kohë, nuk dihet nëse bën të ditur se ky telefon është i orientuar në video-lojëra, që janë shumë të kërkuara.

Me këtë telefon që i ka dy ekrane, LG mund të jetë një hap më afër me telefonat e palosshëm si Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori