Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka listuar 24 vendime që janë marrë gjatë qeverisjes së tij dhe që, sipas tij, janë madhore për vendin. Por, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e sheh si populizëm.
“Nëse vitin e kaluar e kemi pasë listën me 400 vendime të dëmshme që i ka marrë qeverisja e Ramush Haradinajt, atëherë 24 as që i afrohen që të themi se ka qenë qeverisje e suksesshme.
“Ramush Haradinaj ka qenë ndryshe në 100 ditëshin e parë kur ka qenë kryeministër. Ai ka qenë dinamik, bashkëpunues dhe është munduar të ndërtojë konsensus në tema të rëndësishme. Ka qenë shumë më ndryshe në këtë qeverisje ku si ka dhënë ‘pesë pare’ për mendimet e askujt”, tha Deda, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kjo nuk është mënyra se si duhet të qeverisë një kryeministër. Nuk je ti i pari i shtetit dhe ekzistojnë disa rregulla që duhet të respektohen… Nuk mund të thuash që je qeverisje e suksesshme kur rritet numri i njerëzve që largohen nga Kosova”.
Deda ka thënë se ndonëse nuk është pajtuar me qeverisjen e Ramush Haradinajt, është ndjerë keq pse ai është ftuar nga Gjykata Speciale.
“Nuk e kam parë vetëm si politikë. Kam ndjerë keqardhje të madhe për të dhe nuk më ka pëlqyer arsyeja pse ka dhënë dorëheqje. I kam uruar në rrafsh personal dinjitet dhe urtësi që të përballet me procesin ku është”.
“Politikisht nuk jam pajtuar me qeverisjen e Ramush Haradinajt dhe vendimet e tyre, përpos taksës”.
A do të garojë Ilir Deda edhe për një mandat të dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës?
“Për mua është me rëndësi projekti politik me të cilin garojmë. Më vjen shumë keq çfarë ka ndodhur me Alternativë, por pa asnjë qëllim nga ana ime”.
“A është e mundur që ta prodhojmë alternativën politike përmes bashkimit të partive që janë sot në opozitë. Për mua me rëndësi është projekti dhe garimi vetëm sa për të garuar”.
Deda gjithashtu ka treguar se nëse garon, a mund të jetë ai pjesë e listës së LDK-së?
“Kur kemi dalë në vitin 2017, na ka munguar vetëm Vetëvendosja që të ndodhë transformimi. Duhet të kemi mësime nga viti 2017. Duhet ky formacion i vitit 2017 të dalë bashkë në vitin 2019 dhe t’i fitojmë. Për mua është bashkimi”.
“Ta shohim fillimisht nëse mund ta arrijmë bashkimin opozitar”.
“Ne kemi pasë bashkëpunim shumë të mirë me LDK-në në disa faza dhe në disa faza të tjera nuk kemi pasë bashkëpunim”.
Deda ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta marrë përsipër bashkimin e partive opozitare.
“Ndoshta mua nuk më thërrasin hiç. Por, nuk është me rëndësi a më thërrasin mua si individ ose jo”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës