Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti Kuvendin e Nëntë zgjedhor, ku me aklamacion u rizgjodh në krye të partisë Isa Mustafa. Ndonëse ende nuk janë kryer procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe të kryesisë, po përmenden disa emra brenda partisë që kanë gjasa të mëdha të kandidohen për kryeministër të Kosovës.
Lutfi Haziri, edhe pse lë të kuptohet se ka ambicie të kandidojë për shef të Qeverisë, ai e pranon se gjasa të mëdha për këtë post ka Vjosa Osmani, me të cilën para pak kohësh pati mosmarrëveshje.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se është herët të spekulohet për emrat e kandidatëve për kryeministër dhe se me kohë do të bëjnë publike diçka të tillë.
‘’Ne tash i kemi çështjet e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zgjedhjen e nënkryetarëve dhe të kryesisë dhe hartimin e listës kandiduese. Kur të vjen radha tek puna e kryeministrit ne ju njoftojmë me kohë dhe keni me qenë të njoftuar. Ju lutem të mos merreni me spekulime ju mediat’’, ka thënë Haziri.
I pyetur nëse ka interesim të kandidojë për postin e kryeministër, ai thotë se kjo është ambicia pse është në politikë.
‘’Jo. Unë jam i interesuar dhe i zgjedhur që të jem kryetar i Gjilanit. Unë për çka jam në politikë. Për këto ambicie jam në politikë, s’jam për sy të zi’’, është përgjigja e Hazirit.
Haziri, përkundër përplasjeve që kishte pasur me Vjosa Osmanin, mendon se kjo e fundit gjithmonë ka pasur dhe vazhdon të ketë gjasa të mëdha për postin e kryeministres.
‘’Vjosa Osmani gjithmonë i ka pasë gjasat dhe ka me i pasë. Edhe sot u konfirmu edhe ajo çështje. LDK është unike edhe pritet rikthimi i madh i LDK-së, por nuk lidhet me asnjë emër të përvetçshëm. LDK e ka një ekip të madh dhe ekipi do të dalë fitues, dhe jo individi. Është spekulative me u marr me individin. Prej sot, LDK ka të bëjë me ekip, e jo individ’’, ka thënë Haziri për Periskopin.
Në media po raportohet se Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë emrat e mundshëm për t’u propozuar për kryeministër, megjithatë nga LDK asgjë nuk është bërë zyrtare. Këtë nuk deshi ta komentojë as kryetari Isa Mustafa pas përfundimit të konventës së sotme.
Kosova gjendet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat janë paralajmëruar gjatë shtatorit. Megjithatë një vendim zyrtar pritet të merret në ditët në vazhdim nga presidenti Hashim Thaçi. Kryeministri Ramush Haradinaj para dy javësh dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Subjektet politike në vend kanë nisur të dalin me kalkulime rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore. LDK është deklaruar se kanë dy vija të kuqe për PDK-në, ndërsa koalicion do të lidhnin me Vetëvendosjen, por me kushtin që ata ta kenë kryeministrin. LDK nuk ka përjashtuar për koalicion as Nismën, PSD-në e AAK-në.
Procesi i Kuvendit Zgjedhor të LDK-së u mbajt me dyer të mbyllura për publikun dhe nën kontroll gjatë gjithë kohës nga sigurimi.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për shef partie.
Sejdiu kishte kërkuar që mos ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës. Si përfundim, Sejdiu adresoi akuza të rënda ndaj partisë së vetë.
”Kjo ishte përsëritje e asaj që ndodhi më 2015, shkaku i normës 50 + 1. Ajo normë është për liderin e partisë që ua pamundëson garën të tjerëve. Delegatët janë përballur me një sfidë ndryshe kësaj radhe. Ishte votë e ngufatjes së mendimit të lirë. I kuptoj edhe njerëzit që u kërcënuan se të hënën nuk do të mund të shkonin në punë. Ata 78 që më përkrahen nuk e kanë hallin e punës”, ka thënë Sejdiu.
LDK e mbajti të fshehur kandidatin konsensual deri në ditën e votimit, duke mos zbuluar asgjë deri më sot. Fatmir Sejdiu, Melihate Tërmkolli e disa emra të tjerë dolën haptas kundër Isa Mustafës, i cili po kritikohet për rizgjedhje edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
LDK po kritikohet me të madhe edhe pse nuk po i lë vend njerëzve të rinj të marrin udhëheqjen e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë