Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar të mërkurën Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ku është njoftuar për së afërmi me punën që është duke u bërë rreth transferimit të tij, nga një bazë ushtarake në një hapësirë për inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj.
Sipas njoftimit për media, ministri në detyrë Shala, ka bërë të ditur se shumë shpejt Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, pas transformimit do të jetë i gatshëm.
“Kampi është duke kaluar në një periudhë tranzicioni nga bazë ushtarake në hapësirë për të rinjtë dhe shumë shpejtë do ta kemi në funksion të plotë për ta”, tha ai.
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se shumë shpejtë kjo qendër do të jetë gati për të rinjtë në tre fusha kryesore.
“Kënaqësi tek sheh plot 23 hapësira punuese me 36 hektarë dhe vend akomodimi për 1600 persona. Kjo qendër do të jetë në shërbim të të rinjve inovatorë në tre fusha kryesore si IT, Agro Industri dhe Ndërmarrësi”, tha Shala.
Ai ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të angazhohet që hapësirat në Parkun i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, të jepen në shfrytëzim kompanive të mëdha, të cilat janë të interesuara të investojnë në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit