LAJMI I FUNDIT:

Tentoi t’i godiste policët në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Tentoi t’i godiste policët në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës njofton se të dielën më datë 28 korrik në Fushë Kosovë njësiti policor ka tentuar ta ndalojë një veturë me targa vendore, mirëpo drejtuesi i veturës ka tentuar t’i godasë policët.

Sipas raportit policor, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, sipas Policisë së Kosovës, të dielën në Fushë Kosovë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar.


Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/