Nga: Roger Waters (kënga “The Gunner’s Dream”, albumi “The Final Cut” i grupit Pink Floyd, viti 1983)
Përktheu: Agron Shala
Teksa po bie nga retë,
kujtimet marrin turr të më pushtojnë.
Në hapësirën mes qiejve,
në një cep toke të huaj
e pash një ëndërr.
E pash një ëndërr.
Lamtumirë Maks.
Lamtumirë nënë.
Pas funeralit, kur ngadalë i afrohesh veturës
dhe thinjat në flokët e saj
shkëlqejnë në ajrin e ftohtë të nëntorit,
e dëgjon kambanën mortore
dhe e mbërthen jakën e mëndafshtë.
E, kur dhembja rritet sa edhe ngushëllimi i orkestrës ushtarake,
e kap dorën e saj të brishtë
e mbahesh për ëndrre.
Një vend për të jetuar,
~“po, tamam një vend…”~
mjaft sa për të ngrënë.
Diku ku heronjtë e vjetër bredhin të lirë nëpër rrugë.
Ku mund të flasësh me zë
për dyshimet dhe frikët tua.
Dhe, mbi të gjitha, aty ku askush kurrë nuk zhduket
e ku kurrë nuk i dëgjon shkelmat e uniformave nëpër dyer.
Mund të pushosh në çdo pjesë të vendit,
se, maniakët, s’i hedhin me teledirigjim muzikantët në erë.
Të gjithë kanë mbështetje nga ligji
e askush nuk i vret më fëmijët.
Askush nuk i vret më fëmijët
Çdo natë,
kur sillem rreth e qark mendjes time,
ëndrra e tij më çmend.
Diku në një cep toke të huaj,
pushkatari sonte fle.
Ajo që ndodhi s’ka më kthim.
S’mund ta shkruajmë skenën e tij të fundit,
por kujdes me ëndrrën e tij.
Kujdes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonika Kastrioti, princesha e Arbërit
Lidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE
Jeta në komunizmin shqiptar
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron