Memli Krasniqi i është përgjigjur Deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili gjatë mbrëmjes ka deklaruar se PDK po frikësohet nga zgjedhjet.
Shefi i GP të PDK-së në një postim në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur Abdixhikun “piun të Isa Mustafës”, ndërsa ia ka kujtuar atij se më nuk dhezin taktikat për t’u rritur duke e sharë PDK-në.
Krasniqi ka thënë sërish se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe të domosdoshme, për t’i dhënë vendit një Qeveri me legjitimitet.
Postimi i plotë:
Një piun i Isa Mustafës, që partia e vet s’e lejoi as të kandidohet në ndonjë degë dhe të cilin shumica e LDK-së e shohin si profiter ordiner, bën mirë ta shikojë oborrin e vet të kontaminuar, sepse kot bën “ciu ciu” kur flet për PDK-në.
Zgjedhjet për PDK-në janë jo vetëm të pashmangshme, por të domosdoshme, për t’i dhënë Kosovës një qeveri me legjitimitet dhe me vizion të qartë zhvillues dhe perendimor. Ndërsa, profiterët e brezit të dështimit, që politiken e kanë veç rrugë tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta përcjellin vetëm si vrojtues të (pa)interesuar punën e pakrahasueshme që do ta bëjë qeveria e udhëhequr nga PDK.
Frustrimet që i kanë me partinë e tyre ky grup i “jurishnikeve” të ledhatuar të Isa Mustafes, të cilët garda e vjetër e LDK-së i shkeli në çdo hap të zgjedhjeve të tyre të brendshme, nuk shërohen duke u marrë me PDK-në. Janë mësu në LDK me u rritë duke e sha PDK-në dhe lidershipin e saj, por kjo më s’ju funksionon.
Shikojeni procesin e zgjedhjeve në PDK dhe krahasojeni atë me karrikat fluturuese në LDK dhe e kuptoni saktë dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi të vendosur për jetësimin e “Dekadës se Re” e ata ende janë në “Shekullin e Vjetër”, me të njëjtit njerëz, me të njëjtit kryetare degësh, me të njëjtat pabesi në gareë për kryetar partie e me të njëjtin mentalitet dhe pa hapësirë për ndryshim e për të rinj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'