LAJMI I FUNDIT:

Basha: Refuzimi i 30 qershorit, thirrje që i drejtohet Partisë Demokratike

Basha: Refuzimi i 30 qershorit, thirrje që i drejtohet Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë të diel në Kurbin, ku u takua me strukturat e partisë, por edhe qytetarë të zonës, për t’i falënderuar për refuzimin të atyre që PD i quan “votimet e 30 qershorit”.

“Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse”, u shpreh Basha.


Kreu i opozitës shtoi se një tjetër arsye e fortë e mospjesëmarrjes është gjendja e rëndë ekonomike në vend.

“1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten”, tha ai. /A2News/