LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ftesa për Haradinajn në Hagë e motivuar politikisht

OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ftesa për Haradinajn në Hagë e motivuar politikisht

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, për shkak se është ftuar nga Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn, është totalisht e motivuar politikisht.

Kjo organizatë thotë se asnjë akuzë e bërë ndaj tij, prej gjykatave ndërkombëtare, nuk është argumentuar dhe i njëjti ka dal faqebardhë, duke dëshmuar pastërtinë e Luftës Çlirimtare.


Haradinaj pas dorëheqjes: Do të shkoj në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë, do ta ruaj nderin e Kosovës
Lexo po ashtu Haradinaj pas dorëheqjes: Do të shkoj në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë, do ta ruaj nderin e Kosovës

“Ne e çmojmë veprimin e Haradinaj për të ofruar dorëheqjen dhe konsiderojmë se është hap burrëror, i njeriut i cili na bëri të ndjehemi krenar në shtetin tonë, gjatë kësaj kohe sa udhëheq me qeverinë. Ne i bëjmë thirrje spektrit politik të vendit, të qëndrojë bashkë dhe të marrë shembullin e Haradinajt, të jenë të vendosur e jo të bëjnë pazare në kurriz të territoreve dhe qytetarëve. OVL UÇK Dukagjin, do të jetë në përkrahje të pafajësisë së Gjeneralit Haradinaj dhe të gatshëm për çfarë do situate që paraqitet. Në këto momente të vështira për Kosovën, të tregojmë pjekurinë tonë dhe të vendosim interesat kombëtare mbi të gjitha të tjerat”, thuhet në reagim.