LAJMI I FUNDIT:

Te Barcelona luftë nga nëntë lojtarë për tri pozita në mesfushë – tifozët zgjedhin më të preferuarit

Te Barcelona luftë nga nëntë lojtarë për tri pozita në mesfushë – tifozët zgjedhin më të preferuarit

Janë nëntë lojtarë që janë të vendosur të konkurrojnë për tri pozicione në mesfushë te Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Ardhja e Frenkie de Jong e ka rritur numrin e mesfushorëve në dispozicion të Ernesto Valverde dhe trajneri përballet me dhimbje koke, por të këndshme pasi ka lojtarë të talentuar.


MARCA ua prezanton secilin nga nëntë lojtarët që do të sfidojnë për një vend në formacionin fillestar.

Sergio Busquets

Ai po vjen në sezonin e ri, në sezonin e tij më të dobët prej se është te Barcelona, por është nga lojtarët që e njohin stilin e ekipit brenda dhe konsiderohet si një lojtar formacioni i padiskutueshëm.

Ivan Rakitic

Asnjë lojtar i Barcelonës nuk luajti më shumë ndeshje se Ivan Rakitic sezonin e kaluar edhe pse kroati kishte luajtur deri në finale të Kupës së Botës. Valverde llogarit në të, por emri është nga ata që mund largohen këtë verë.

Arthur

Ai ishte ndër më të mirët në edicionin 2018/19, duke marrë shumë lavdërime dhe duke u krahasuar me Xavi Hernandezin. Ai ka treguar tashmë se e meriton një vend në njëmbëdhjetësh fillestar.

Arturo Vidal

Ai e përfundoi sezonin e kaluar si lojtar formacioni, por nuk e ka stilin e një lojtari të Barcelonës, por duket se ka besimin e Valverdes.

Frenkie de Jong

Holandezi është një projekt afatgjatë për klubin katalunas, por mund të futet në formacionin fillestar sapo që sezoni i ardhshëm të fillojë. Disa ekipe ishin të interesuar për blerjen e tij, por Blaugranat e bindën atë të.

Carles Alena

Ndoshta lojtari që është më i prekur nga një mesfushë e mbipopulluar. Ai nuk ka dëshirë të largohet nga Barcelona pasi ai është i etur për të konkurruar për një vend në të njëmbëdhjetshën e parë.

Rafinha

Edhe pse ai është tipi i lojtarit që i pëlqen Valverdes, ai mund të largohet nga Camp Nou këtë verë në kërkim të minutave për luajtur, pas një dëmtimi afatgjatë ia humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar.

Philippe Coutinho

Ai konsiderohet si kandidat për një pozitë në krahë të majtë, por kishte shfaqje zhgënjyese. Coutinho është një nga lojtarët që mund të përfshihet në një marrëveshje për ta rikthyer Neymarin nga Paris Saint Germain.

Sergi Roberto

Në teori ai do të kalojë më shumë kohë si mbrojtës i majtë sesa në mesfushë. Sezonin e kaluar ai ka luajtur disa herë si mesfushor, por me gjasë nuk do të luajë në këtë pozitë.

Në pyetjen se cili lojtarë duhet të fillojnë në mesfushë, kanë votuar tifozët.

De Jong, Arthur dhe Bosquets kanë marrë më së shumti vota. /Telegrafi/  


Votat e tifozëve për lojtarët


Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori