LAJMI I FUNDIT:

Kurti diskuton për dialogun me delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, thonë se janë kundër ndryshimit të kufijëve

Kurti diskuton për dialogun me delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, thonë se janë kundër ndryshimit të kufijëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli, ka pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar të kryesuar nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Foreign Office, Andrew Page, Susan Laffey, drejtuese e Sektorit të Analistëve, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, dhe Samuel Paice, sekretar Politik në Ambasadë.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook në këtë takim Kurti ka njoftuar Page për zhvillimet e fundit në Kosovë me fokus të veçantë situatën socio-ekonomike, mungesën e zhvillimit ekonomik, nivelin e lartë të papunësisë sidomos tek gratë dhe të rinjtë, nevojën për reformim të sistemit të drejtësisë dhe nevojën shumë të madhe të lidhjes së sistemit edukativ me ekonominë.


Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe procesi i dialogut më Serbinë, ku Page ka ripërsëritur qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila është kundër iniciativës për ndryshimin e kufijve.

Postimi i plotë:
Takim me delegacionin zyrtar nga Mbretëria e Bashkuar
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, i shoqëruar nga drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dhe deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli, priti në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar të kryesuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Foreign Office, z. Andreë Page, znj. Susan Laffey, drejtuese e Sektorit të Analistëve, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, dhe Samuel Paice, Sekretar Politik në Ambasadë.
Në fillim të takimit Kryetari Kurti e njoftoi z. Page për zhvillimet e fundit në Kosovë me fokus të veçantë situatën socio-ekonomike, mungesën e zhvillimit ekonomik, nivelin e lartë të papunësisë sidomos tek gratë dhe të rinjtë, nevojën për reformim të sistemit të drejtësisë dhe nevojën shumë të madhe të lidhjes së sistemit edukativ me ekonominë.
Në anën tjetër, z. Page tregoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’i ndihmuar Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik përmes përkrahjes së ndërmarrësisë tek të rinjtë me interes të veçantë në fushën e shkencave kompjuterike dhe dixhitalizimit si dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që ata të mos largohen nga vendi. Po ashtu, z. Page njoftoi për dyfishimin e fondeve që ndanë Mbretëria e Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perendimor dhe dyfishimin e ekspertëve për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e krimit kibernetik.
Ndër çështjet tjera për të cilat u diskutua ishte Procesi i Berlinit, të arriturat dhe fushat ku duhet fokusuar në të ardhmen ku kryetari Kurti sugjeroi se Procesi i Berlinit duhet të iniciojë një fond për zhvillim ekonomik të ngjashëm për Ballkanin siç ishte Plani i Marshallit për Evropën me fokus të veçantë në qytetet e ndara.
Sa i përket dialogut më Serbinë z. Page ripërsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar e cila është kundër iniciativës për ndryshimin e kufijve. Ndërsa, z. Kurti ritheksoi qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për një dialog të hapur nga poshtë-lartë për zhvillim si mënyrë për integrim e përparim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori