LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri grek Yanis Varoufakis filmohet duke u grindur me policin francez në aeroportin e Parisit

Ish-ministri grek Yanis Varoufakis filmohet duke u grindur me policin francez në aeroportin e Parisit

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka pasur një konfrontim me policinë franceze në aeroportin e Parisit.

Varoufakis ishte në aeroportin “Charles de Gaulle” nga ku kishte udhëtuar me aeroplan përmes Kajros për të arritur në Athinë, transmeton Telegrafi.


Por, policia kufitare në hyrje të tunelit që lidh aeroplanin me ndërtesën e aeroportit, i kishte kërkuar pasaportën për një kontroll rutinore.

Varoufakis pretendon se në momentin kur kishte nxjerr pasaportën, polici kishte reaguar dhunshëm ndaj tij.

“Ka shfrytëzuar forcën fizike, duke më shtyrë dhe marrë pasaportën nga dora dhe më tha që të mbështetem në mur”, ka deklaruar Varoufakis.

E në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën dëgjohet Varoufakis duke i bërtitur policit francez.

“Nuk dua të dëgjoj. Je i dhunshëm dhe i pasjellshëm. Je për turp. Je një polic problematik, duke të bisedojë me eprorin tënd. Më sillni dikë tjetër”, ka shtuar ai.
Megjithatë aty u shfaqën edhe dy policë tjerë të cilët ia kthejnë pasaportën.

E politikani grek ka thënë se do të kërkoj nga policia franceze që t’i kërkojnë falje. Por, deri më tani sipas grekut Varoufakis, askush nga policia franceze nuk ka komentuar incidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori