Rezultatet e studimit suedez kanë treguar se emetimet e gazrave të dëmshëm janë shumë më pak nëse vendosim të kemi më pak fëmijë.
Shmangni udhëtimin me aeroplan, vozitni automobil, konsumoni më pak mish dhe vendosni për një familje të vogël – kjo është ajo që do të shpëtojë planetin, thotë një studim i ri.
Riciklimi, larja e rrobave në 30 gradë dhe kursimi i energjisë janë mënyrat më të mira për të ndihmuar mjedisin. Por në qoftë se ju vërtet doni ta shpëtoni planetin, studimet sugjerojnë se nuk duhet të riprodhojmë aq shumë sa ne bëjmë tani.
Hulumtuesit pohojnë se miratimi i një jete të re për botën “është gjëja më shkatërruese që mund të bëni për ambientin”, transmeton KP.
Kjo do të zvogëlonte emetimet e gazrave të dëmshëm për person deri në 58.6 tonë dyoksid karboni çdo vit.
Një ekip nga Universiteti ‘Lund’ në Suedi thotë se ekzistojnë disa zgjedhje, të cilat mund t’i bëjnë njerëzit për të reduktuar dyoksidin e karbonit që prodhojnë, dhe këto janë që të hanë më pak mish, të zgjedhin makinën për udhëtim dhe të mos përdorin transportin ajror.
“Ka aq shumë faktorë që ndikojnë në klimën për shkak të zgjedhjeve tona personale. Përveç këtyre tri veprimeve që do të zbatohen, aty është edhe planifikimi i familjeve më të vogla”, tha autori i studimit Set Vajns dhe shtoi se në këtë mënyrë është e mundshme të reduktohet emetimi i gazrave të dëmshme, transmetojnë mediat botërore.
“Nëse ju bindni familjet amerikane të kenë një fëmijë më pak, ajo do të siguronte një nivel më të ulët të gjurmëve të nivelit të dyoksid karbonit”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe