LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Takim liderësh vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Stoilkovski: Takim liderësh vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Është ende e paqartë nëse do të ketë takim liderësh dhe cilat tema duhet të hapen nga liderët e partive.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ende nuk ka ftesë nga qeveria për një takim liderësh, por se tema e vetme duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.


“Qeveria dhe kryeministri Zaev të tregojnë pjekuri, të ulen dhe të flasin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi burimi i të gjitha problemeve gjendet në Ilindeni numër 2”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stolikovski.

LSDM thotë se interesi strategjik i shtetit është miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike.

“Ende nuk ka dakordim për takim liderësh. Por ne i bëjmë thirrje OBRM-PDUKM-së të mos pengojë proceset që janë me interes për shtetin dhe të ndihmojnë në miratimin e ligjeve që janë në interes të integrimit euroatlantik të vendit, në veçanti Ligjin për Prokurorinë Publike në të cilën zgjidhet edhe PSP”, tha Kostandin Acevski nga LSDM./Telegrafi/