Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi sot më në fund për shqetësimin e ngritur për disa ditë me radhë nga Televizioni Kombëtar Klan, se disa prodhime bujqësore lejohen të dalin në treg edhe pse kanë nivele skandaloze të nitratit.
Por në vend që reagimin ta bënte duke çuar inspektorët nëpër tregjet e sinjalizuara nga Tv Klan dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, AKU u kërkon konsumatorëve të qetësohen vetëm duke u thënë se nuk ka vend për alarm.
Televizioni Klan, duke marrë ne konsiderate me dhjetëra denoncime nga konsumatorët dhe agjencitë e ngritura për mbrojtjen e tyre, i kërkoi AKU-së të kontrollojë disa produkte që, nga matja me një aparature të certifikuar ndërkombëtarisht nga SGS, të cilat rezultojnë me nivele skandaloze të nitratit, deri në 10 fish me të larta. Po ashtu, TV Klan i kërkoi për ditë me radhë këtij autoriteti që të bënte matjet në ndonjë nga laboratorët që ajo përdor, shtetëror apo privat. Por në vend qe të vepronte duke treguar nëpërmjet analizave se çfarë niveli nitratesh kishin prodhimet si pjepri apo shalqiri, AKU mjaftohet duke thënë se i trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciet, apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cenojnë sigurinë ushqimore dhe duke shtuar se rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim.
Edhe sot pas këtij reagimi AKU nuk është e aftë t’u tregojë shqiptareve se a i kontrollon ajo prodhimet bujqësore përpara se të dalin në treg. Dhe në rast se i kontrollon, ne ç’mënyrë e bën. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë i pohoi Televizionit Klan se nuk kryen analiza të pjeprit. Atëherë, ku i kryen analizat e këtij produkti AKU për të dhënë garancinë se ajo çfarë konsumojmë është e sigurt?
Tv Klan e fton Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të tregojë publikisht procedurën që ai ndjek për të kontrolluar frutat e perimet dhe çdo produkt tjetër ushqimor.
AKU thotë se në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e tij, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi, por pranon se ne asnjë akt nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër. Atëherë, pyetja qe mbetet t’i përgjigjet AKU është se si mund ta garantojë ajo që nitrati nuk është në nivele skandaloze në pjepër, kur vetë pranon se nuk i kryen analizat për këtë produkt?
Televizioni Klan e fton AKU që të kryejë kontrolle të vazhdueshme në çdo treg përpara se produktet e dëmshme ushqimore të përfundojnë në tavolinat e shqiptarëve, duke e siguruar se interesi ynë është mbrojtja e konsumatorit dhe vendosja e garancive nga institucionet që paguhen me taksat e shqiptareve që ata nuk konsumojnë prodhime të dëmshme, për ndryshe siç thonë ekspertet, niveli i nitratit shkakton sëmundje të rënda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona