Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka thënë se në LDK duhet të ketë një lidership të ri, por nuk bën t’i mohohet kandidatura as Isa Mustafës.
Avdyli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të ketë ndryshime në udhëheqje të LDK-së.
“Isa Mustafa nuk duhet të jetë një person që duhet ta hedhim. Po mundohet të flitet vetëm në anën e zezë të tij edhe nga mediat e caktuara, por mendoj se ai ka luajtur një rol në LDK. Ai e ka stabilizuar LDK-në pas një tronditje që ndodhi pas humbjes së liderit. E ka stabilizuar partinë në aspektin e qyteteve të fituara dhe numrit të përgjithshëm të votave”.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se Isa Mustafa ka të drejtë të kandidojë për një mandatë tjetër në krye të LDK-së, por sipas tij ai më shumë se kaq nuk mund ta rrit partinë.
“Nuk e di a i fiton Isa Mustafa zgjedhjet në LDK, por e di që partinë nuk mund ta rritë më shumë se që është. Por mendoj se askush nuk mund të thotë se Isa Mustafa nuk ka të drejtë të kandidojë për të parin e LDK-së”.
Avdyli ka thënë se kërkesa e tij si deputetët është që gara për të parin e LDK-së të jetë fer dhe me votë në kuti e jo me aklamacion.
“Neni kryesor për zgjedhjet në LDK thotë se kryetari zgjidhet me votë të fshehtë, por një nen paraprak thotë se aprovimi i kandidaturave bëhet me 50+1 % të votave të delegatëve”.
Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Prizren thotë se kuota e 50+1% dyshon se është vënë për të penguar kandidatët e caktuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City