LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Loftus-Cheek edhe për pesë vite te Chelsea

Zyrtare: Loftus-Cheek edhe për pesë vite te Chelsea
Ruben Loftus-Cheek (Foto: Chelsea FC/Twitter)

Ruben Loftus-Cheeek e ka rinovuar edhe zyrtarisht kontratë me Chelsean, duke nënshkruar deri në vitin 2024.

Mesfushori anglez që rrjedhë nga akademia e skuadrës londineze, ka treguar në sezonin e kaluar se është pjesë e rëndësishme e klubit, ndërsa tani është shpërblyer me kontratë të re.


23-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me një lëndim, derisa tani po rikuperohet e që pritet të jetë i gatshëm nga muaji tetor.

Loftus-Cheek është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës, pasi në Stamford Bridge është që nga mosha tetë vjeçare.

“Jam me të vërtetë shumë i lumtur që do të qëndroj edhe për pesë vite këtu. Është një vend ku jam rritur duke luajtur dhe shpresoj që të qëndroj këtu edhe për shumë gjatë”, ka thënë ai fillimisht.

“Si një tetë apo nëntë vjeçar, ju asnjëherë nuk e mendoni se do të rrini kaq gjatë, pasi dëshironi të luani dhe ta shijoni futbollin me shokët”.

Të gjitha lajmet nga Chelsea
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chelsea

“Kur shikoj mbrapa dhe shikoj se puna e vështirë është paguar, është një ndjenjë e veçantë. Kjo më bënë që të punoj edhe më shumë”, ka thënë më tej mesfushori.

Loftus-Cheek pritet që në sezonin e ri të jetë një lojtar edhe më kyç për Chelsean, pasi Frank Lampard tashmë është zyrtarizuar si trajner dhe e njeh atë shumë mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori