LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimet me patentë shoferë: Ministria e Infrastrukturës e hapur për drejtësinë

Mashtrimet me patentë shoferë: Ministria e Infrastrukturës e hapur për drejtësinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë thuhet se, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit, dhe se në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, është finalizuar edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer,  praktikë kjo e cila është për herë të parë në Kosovë, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe se  pret që të ndjekin procesin deri në fund.​

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Policia bën të ditur se gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë nga të arrestuarit janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle.

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori