LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje: Për patentë shoferë paguhej deri në një mijë euro

Policia jep detaje: Për patentë shoferë paguhej deri në një mijë euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar 23 persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Dallaveret me patentë shoferë, policia arreston disa persona
Lexo po ashtu Dallaveret me patentë shoferë, policia arreston disa persona

Policia bën të ditur se gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë nga të arrestuarit janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle, transmeton Telegrafi

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se,  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit e arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.
N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.
L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.
E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.
L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.
F. A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.
F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.
A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.
A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.
N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.
A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.
Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.
D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.
B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.
A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.
L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.
H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.
A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.
P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori