LAJMI I FUNDIT:

Sfarqa reagon pas akuzave të disa anëtarëve të LDK-së se po manipulon me zgjedhjet

Sfarqa reagon pas akuzave të disa anëtarëve të LDK-së se po manipulon me zgjedhjet

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, është deklaruar pas akuzave që iu bënë nga disa anëtarë te kryesisë në Ferizaj se nuk po thërret mbledhje të kryesisë dhe po i manipulon kuvendet zgjedhore.

Në një konferencë me gazetarë, Sfarqa ka thënë se Kuvendin do ta thërras kur vlerëson se është koha e duhur, dhe se nuk do t’i nënshtrohet asnjë shantazhi apo kërcënimi.


Sfarqa tha se nuk është i obliguar të thirret ndonjë mbledhje sepse ato thirren në fund të procesit zgjedhor.

Ai tha se presin rezultatet e zgjedhjeve e pastaj të thirret mbledhja e kryesisë.

“Kuvendin do ta thërras atëherë kur vlerësoj që janë kryer të gjitha përgatitjet për organizimin e Kuvendit, pa pasur nevojë ti nënshtrohem asnjë presioni, asnjë shantazhi apo kërcënimi eventual që vije si pasojë e tendencave për futjen ose për rikthimin e një forme të vet-sakrificës të LDK-së pa pasur nevojë të sakrifikohen interesat individuale të atyre që janë në LDK”, tha ai.

Sfarqa tha se procesi ka qenë i pranueshëm sepse nuk është kontestuar askush nga të zgjedhurit deri tani.

Ai bëri te ditur se janë 95 delegatë që e kanë fituar legjitimitetin përmes votës.

“Kthimi i metodave të vet- agresivitetit që unë mendoj që zanafillën e kanë në Ferizaj nëse shikohet historiku i saj për tërë LDK-në e Kosovës, mendoj që janë kërcënim për vet ata që mendojnë dhe mundohen ta kthejnë ketë formë të zgjidhjes së problemeve brenda partisë e cila është e papranueshme dhe në asnjë mënyrë nuk do të legjitimohet si formë e marrjes së udhëheqjes në çfarëdo strukture, qoftë në nëndegë apo degë, përmes metodave të dhunës. Sepse qëllimi kryesor është eksportimi i këtyre metodave në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së”, tha ai.

Ai kundërshtoi deklaratat e anëtarëve të pakënaqur të kryesisë së LDK-së, se nuk ka pasur monitorim.

Sipas tij, kanë qenë tre anëtarë të kryesisë që kanë qenë pjesë e monitorimit.

Sot, disa anëtarë të kryesisë së LDK-së në Ferizaj, përmes një konference për media akuzuan Sfarqen që nuk po e thërret mbledhjen e kryesisë dhe se po manipulon me kuvendet zgjedhore, duke qëndruar edhe prapa tensioneve që po ndodhin./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori