LAJMI I FUNDIT:

​ Vrau dy kushërinjtë në Itali, arrestohet 50-vjeçari pas 21 vitesh

​ Vrau dy kushërinjtë në Itali, arrestohet 50-vjeçari pas 21 vitesh

Një 50-vjeçar nga Elbasani është arrestuar 21 vite pasi kishte kryer një vrasje të dyfishtë.

Sokol Taçe, pas përfshirjes në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në Bergamo të Italisë, u rikthye në vendin e lindjes.


“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, njoftoi policia.

Babai i tre djemve, dy prej të cilëve binjakë, ishte i papunë. Për shkak të së kaluarës së tij të errët, ai nuk publikonte asnjë foto në rrjetet sociale, përveç shfaqte imazhe makinash. Por, e vërteta e përfshirjes së tij në vrasjen e dy kushërinjve Kolaveri në Itali ende nuk dihet saktësisht.

Sokol Taçe dyshohet për vrasje në bashkëpunim me Almir Harunin, 44 vjeç, i cili ndodhet në burg në Shqipëri. Zbulimi i tij si autor i vrasjes së kushërinjve Kolaveri erdhi pas 9 vite hetimesh. Kjo, pasi të vetmen provë që hetuesit italianë kishin ishte shenjat e lëna në një gotë uji, që autori kishte përdorur në lokalin ku ishte ulur para krimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme”, bëhet e ditur nga Policia./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori