LAJMI I FUNDIT:

MPB furnizon komunat e Kosovës me çertifikata

MPB furnizon komunat e Kosovës me çertifikata

U bën disa muaj që qytetarët nëpër komunat e Kosovës, nuk kanë marr çertifikatë origjinal, kjo pasi ka pasur mungesë të tyre.

Mirëpo, nga 1 korriku ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pajisur me certifikata të gjendjes civile, të gjitha komunat ku ka pas mungesë të certifikatave.


Kështu thanë në një përgjigje për Telegrafin nga zyra për Komunikim me Publikun të ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

“ARC/MPB të hënën, me 01.07.2019  është pajisur me certifikata të gjendjes civile dhe i ka shpërndarë në të gjitha ZGJC në komuna ku ka pas mungesë të certifikatave, e edhe në ZGJC në Prishtinë”, thanë për Telegrafin, zyrtarë nga zyra për Komunikim me Publikun të  Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ndryshe, mungesa e letrave origjinal për certifikata nëpër komunat e Kosovës erdhi  si pasojë e anulimit të tenderit të ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit. /Telegrafi/