Krerët e Kosovës ngushëllojnë familjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili
Krerët e institucioneve në Kosovë, kanë shprehur ngushëllime pas gjetjes se trupit të pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se është i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të futbollistes shqiptare.
“Thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtares zvicerane. Në këto çaste të rënda, duke ndarë dhimbjen me familjen Ismaili, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj.
Ngushëllime familjes Ismaili i ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Për vdekjen e futbollistes shqiptare, ka shkruar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Vetëm 24 vjeç do të na lërë. Është me pikëllim të madh që marr informatën e fundit për Florijanën. Mendimet e mia shkojnë tek familja, miqtë dhe ekipi kombëtar zviceran i femrave. Ngushëllimet më të sinqerta!
Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur në fundin e Liqenit Como në Itali.
24-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur të shtunën pasdite pas një aksidenti gjatë hedhjes nga barka, me ç’rast nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe të ujit.
Pas kërkimeve katërditore, ekipet italiane të shpëtim-kërkimit të martën e kanë gjetur trupin e pajetë të Florijanës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ka një klauzolë qesharake largimi, katër top klube evropiane kërkojnë ta largojnë Dybalan nga Roma
Fitorja e Ballkanit në finale i bën me mijëra euro Llapin, Dritën dhe Malishevën
Finalja Ballkani – Prishtina: Trofetë e klubeve, 10 përballjet e fundit, rruga për në finale dhe formacionet e mundshme
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251