Për analistin Fatos Lubonja pjesëmarrja e ulët e votuesve dje ishte një mesazh i qartë nga ana e qytetarëve shqiptarë se nuk pajtohen me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se nuk e priste në këtë nivel pjesëmarrjen në votimet lokale. Analisti Fatos Lubonja tha se nuk e priste pjesëmarrjen e qytetarëve në votimin e djeshëm në këtë nivel, në kufirin e 21% sipas KQZ-së.
“Dhuna është monopol shtetëror. Edhe vjedhja e votës është bërë monopol shtetëror. Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që ndoshta nuk e prisja në këtë nivel ishte pjesëmarrja aq e ulët e njerëzve që është një farë kuptimi. Duhet të bëjë të mendojë të dy palët. Ajo pjesëmarrje aq e ulët besoj se ishte një lloj referendumi sepse e keni parasysh që Rama në fjalën e tij thoshte se do t’i japim njëherë e mirë fund kësaj historie.
Ai rezultat nuk i dha këtë mbështetje. Gjithmonë mbetet dyshimi që vjedhja e votës që është bërë nuk është se nuk është përsëritur dhe tani. Një rezultat 21% besoj po të bëjmë një kompromis mund të arrijmë tek 18-19 është shumë pak në raport me mbështetjen që pretendon Rama i cili e ka ndarë Shqipërinë në të mirë e në të keqe. Pra, ne jemi e mira, ata janë nga e keqja. Ai komforti i votës që gjoja është marrë edhe në 2017 dhe 2016 në Dibër, janë për t’u interpretuar. Nuk mund të lihet kështu që ne kemi maxhorancën që na mbështet”, tha Lubonja.
Nga ana tjetër ai i sugjeroi PD të analizojë pjesën tjetër të qytetarëve që nuk votuan. “Ky 80% duhet analizuar nga PD mirë. Padyshim një pjesë janë militantët por është edhe një pjesë që refuzon politikën në dy krahët. Besoj që mbetet një formulë që opozita është e dënuar që në qoftë se do të fitojë zgjedhjen e të marrë pushtetin ose do të luftojë edhe sistemin, të shkojë tek njerëzit duke ndërruar sistemin e grabitjes së votës dhe t’i kthehet shërbimit të njerëzve dhe jo oligarkëve e krimit.
Besoj se i ka dhënë provat 20 vjet Edi Rama që ka hyrë në bashkëpunim me këtë kategori njerëzish dhe jo shqiptarët e ndershëm. Në një vend normal PS në pushtet në qoftë se do donte të vazhdonte ekzistencën e saj si parti politike e të mos vazhdonte rrugën e një bande kriminale, pas përgjimeve duhet të kishte një tronditje të madhe”, deklaroi Lubonja./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E mori me veturë në motel dhe dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe e dhunoi – ndalohet një person në Ferizaj
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe