Anila Dedaj
Me veshje dhe qëndrim elegant, vështrim vizionar, por që njëherazi përcjell ndjeshmëri të lartë… “Autoportreti” mban të gjallë kështu imazhin e Kolë Idromenos një vit para se të ndahej nga jeta. Vepra është e para që çel rrugëtimin e ekspozitës “Kolë Idromeno në retrospektivë”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, që pasohet nga një pikturë që artisti shumëdimensional i dedikoi së shoqes.
Portreti i Jozefinës është realizuar kur ajo ishte në të gjashtëdhjetat, ndërsa gjatë jetës, siç studiuesja Eleni Laperi rrëfen, ai do të realizonte disa fotografi të saj.
“Idromeno u martua në moshën 24-vjeçare, por jo me atë vajzë që zgjodhi që në fillim. Nga kujtimet e miqve mësojmë se ai donte fort një vajzë shkodrane, që ndoshta e kish njohur qëkur kishte qenë foshnje e lidhur në djep. Madje, Kola thuri edhe një këngë për të”, shprehet Laperi duke zbuluar kështu dy nga pasionet e artistit, fotografinë dhe muzikën (Idromeno, fill pas kthimit nga Venecia ku mësoi teknikën e pikturës së vajit në Kanavacë, u bë pjesëtar i bandës së qytetit).
“Kolë Idromeno në retrospektivë” na njeh përmes rrëfimit të Laperit me një detaj interesant lidhur me pikturat e tij. Edhe pse “Motra Tone” përmendet si i pari portret në pikturë i Idromenos, në fakt është “Portreti i Mat Kodhelit”, mikut të tij të fëmijërisë, që daton dy vite më herët më 1881.
“Megjithatë, ‘Motra Tone’ do ta mbajë gjithnjë vendin e nderit si portreti i parë i pikturës realiste shqiptare, pasi ishte përpjekja e parë e Idromenos për të provuar se mund të bënte një vepër serioze në pikturë”, shpjegon Laperi.
Sipas studiueses, “Motra Tone” është një nga portretet më të realizuara shqiptare, pasi përmbledh në portretin e një gruaje atë që dinë dhe duan shqiptarët për gruan, fisin dhe familjen.
Vepra e Idromenos, shpesh e mbështetur në fotografi, vjen edhe si dëshmi historike. Piktura e Ernest Çobës, që vuajti torturat e diktaturës gjer në eliminim të mistershëm të tij, e sjell klerikun në moshë të hershme. Kompozimi me bazë fotografinë ndihet edhe te “Dasma shkodrane”, ku Laperi evidenton mungesën e lëvizjeve, pasi figurat mbajnë një qëndrim statik. Tabloja sjell momentin që nusja del nga shtëpia. Një dasmë tipike katolike, sipas studiueses, ku lëvizja ndihet vetëm te shikimet e personazheve.
Ciklin e fotografive të piktorit që vendosi themelin e pikturës moderne në vendin tonë, e mbyllin tablotë porosi nga kisha.
Laperi rrëfen se piktori këtë punë e përjetoi me një entuziazëm të lartë, madje përfshiu edhe miqtë e tij që e ndihmuan duke pozuar në fotografi.
“Bëri një punë serioze përgatitore me studime, skica, foto, që kanë mbërritur deri në ditët tona”, pohon ajo.
Te “Marrëveshja e papërshtatshme”, studiuesja shpjegon gjurmët e para të nudos në pikturën shqiptare, ndërsa “Dy rrugët” është tabloja ku Idromeno çliroi pikturën e tij: “‘Dy rrugët’ është një kompozim që tregon se si Kola e ka pasqyruar Parajsën dhe Ferrin, të cilin e realizoi atje ku është ngritur Kalaja e Rozafës”.
Ndërsa tonet e qeta të së kaltrës pushtojnë Parajsën, Ferri duket se mbart një gjallëri më të madhe. Laperi shpjegon se Porta e Ferrit në këtë tablo mbart simbolikën e Portës së Lartë të Stambollit. Po në këtë portë, artisti paraqet figurën e Edit Durhamt, e cila vizitoi Shkodrën në 1909.
Pjesë të kësaj tabloje Idromeno ka bërë edhe veten. I ulur me një violinë në dorë, ai është i rrethuar nga muzikantët.
“Bëhet fjalë për një violinë që nuk lejohej nga kisha, pasi thuhej se muzikën e saj ua kishte mësuar djalli”, tregon Laperi.
Ekspozita “Kolë Idromeno në retrospektivë”, krahas pikturës, në katin e dytë të Galerisë sjell një seri fotosh të artistit të përzgjedhura nga studiuesi Zef Paci, ndërsa Afërdita Onuzi u kujdes për këndin e etnografisë, duke sjellë magjinë e kostumeve popullore. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme