LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i partisë së kancelares Merkel: Rama shumë shpejt i akuzuar

Këshilltari i partisë së kancelares Merkel: Rama shumë shpejt i akuzuar

Pas njoftimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se do të niste procesin gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, ka reaguar edhe Martin Henze, këshilltar pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.

Ashtu si dhe Tiede, Henze ka komentuar të Twitterin e Ramës duke paralajmëruar se ai do të jetë së shpejti përpara gjykatave si i akuzuar. Ai gjithashtu përmend ish shefin e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, që i thoshte popullit se i donte të gjithë, por nga ana tjetër dihet reputacioni famëkeq që kishte në popull ky shërbim. Henze gjen vend edhe të përgëzojë bashkatdhetarin e tij për punën e mirë gazetareske që po bën.


Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”
Lexo po ashtu Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”

“Peter, këto janë përpëlitjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar, edhe Erich Miehlke na thoshte: “Ju dua të gjithëve”. Gazeta është një nga organet më të mira të shtypit dhe ne kemi liri shtypi, Bravo, vazhdo punën e mirë”, shprehet Henze.

Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale
Lexo po ashtu Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale

Më herët, Kryeministri Edi Rama u shpreh se i kishte dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

Tiede komentoi duke pyetur Ramën: Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audio-përgjimeve të BILD”. /Opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori