LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: As ne as BE nuk mund ta lejojmë luksin që të humbim këtë mundësi

Dimitrov: As ne as BE nuk mund ta lejojmë luksin që të humbim këtë mundësi

Pasdite në Shkup, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov priti delegacionin nga ish-Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore, i udhëhequr nga ish-zv. kancelari i Austrisë dhe koordinatori i fundit special Erhard Busek.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u bisedua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, me theks të veçantë në marrëveshjen e Prespës, si një nga interesat kryesore të grupit të ekspertëve.


Ish-zv kancelari i Austrisë, Busek përshëndeti marrëveshjen e Prespës dhe theksoi rolin vizionist të politikanëve nga të dyja vendet duke theksuar se kjo marrëveshje mund të jetë një model për zgjidhjen e çështjeve të tjera të vështira, jo vetëm në rajon por gjithashtu dhe më gjerë.

Dimitrov, nga ana e tij, dha një vlerësim kyç për situatën aktuale politike dhe arritjet si në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm dhe diskutoi vendimin e pritur politik për të filluar negociatat me BE-në.

“As ne as BE nuk mund ta lejojmë luksin që të humbasim mundësinë për të konsoliduar suksesin, siç është tregimi i jonë në dy vitet e fundit. Për këtë do të japim gjithçka nga vetja për t’u siguruar që të gjithë se gjithçka ështëe e qartë”, tha Dimitrov./Telegrafi/