LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i VV-së po qëndron në një vizitë katërditore në Turqi, takon drejtorin e TIKA-s

Delegacioni i VV-së po qëndron në një vizitë katërditore në Turqi, takon drejtorin e TIKA-s

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia dhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri po qëndrojnë në një vizitë katër ditore në Turqi.

Në njoftimin për media thuhet se në mëngjes ata kanë vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara ku takuan Ambasadorin, Avni Spahiu, dhe Atasheun Ushtarak, Bekim Osmani të cilër njoftuan delegacionin për aktivitetet e Ambasadës.


Sipas njoftimit më pastaj u takuan me Drejtorin e TIKA-s për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Mahmut Zütüh Çevik. Drejtori Çevik i informoi rreth aktiviteteve dhe projekteve që ka realizuar TIKA në Kosovë. Ai theksoi se janë rreth 600 projekte me vlerë rreth 35-40 milionë euro prej të cilave 260 projekte sociale ku hyjnë 150 projekte në fushën e edukimit dhe 60 projekte në shëndetësi.

Kryetari Kurti e falenderoi Çevik për mikpritjen dhe për projektet që ka realizuar TIKA në Kosovë duke e njoftuar. Çevik se këtë vit Kosova shënoi 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia dhe shtoi se Kosova është vend i varfër edhe për shkak se okupatori serb ka kryer shumë vrasje e masakra, dhe ka shkaktuar shumë vuajtje e dëme.

Sipas Kurtit papunësia është shumë e lartë dhe na mungojnë investimet ekonomike, sidomos ato të cilat rrisin prodhimtarinë në Kosovë. Aty ku neve mund të na ndihmojë Turqia dhe TIKA në veçanti është lidhja e arsimit profesional me ekonominë prodhuese.

Në anën tjetër, kryetari i Prizrenit Haskuka e falenderoj për ndërtimin e çerdhes ne Komunën e Prizrenit, projektin për biblotekën, restaurimet e monumenteve si dhe trajnimin profesional të shumë të rinjëve nga Prizreni.

Ndërsa, Arben Vitia, foli në veçanti për projektet e TIKA-s në shëndetësi, arsim dhe sidomos për Qendrën për Autizmin dhe Sindromën DOWN. Ai falenderoj TIKA-n për këtë projekt të rëndësishëm, ku përveç investimeve materiale pritet të ofrohet edhe ndihmë profesionale për këtë qendër./Telegrafi/