LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Universitetit të Pejës kundër ekspertëve rumunë

Studentët e Universitetit të Pejës kundër ekspertëve rumunë

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, sot do të protestojnë kundër rekomandimit te eksperteve të jashtëm për mos akreditimin institucional të këtij universiteti.

Sipas reagimit të Parlamentit Studentor, thuhet se është i papranueshëm vlerësimi i të ashtuquajturave ekspertë të jashtë, konkretisht për ata rumunë, i cili shtet  nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.


“Vlerësimi i të ashtuquajturve ekspertë të jashtëm që për koincidence rezultojnë të jenë rumunë, shtetas të shtetit i cili nuk e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet dhe janë kundër çdo arritje të vendit tonë, është i papranueshëm dhe si i tillë do të kundërshtohet ashpër nga studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor.

Përmes reagimit ata besojnë fuqishëm në punën e menaxhmentit të Universitet të Pejës dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që një vlerësim i tillë të marrë formë të vendimit të prerë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë se Republikës se Kosovës, përkatësisht MASHT-it, që të marrë masat e nevojshme qe të kundërshtohet ky vlerësim, para se të marrë formën e prerë”, vijon reagimi.

Parlamenti Studentor ka thënë se do të qëndrojnë afër çdo veprimi qe e inicion menaxhmenti i UHZ-së, rektori apo Sekretari i Përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori