LAJMI I FUNDIT:

Spektakli i Salah në ndeshjen ndaj Guinesë, egjiptiani e turpëroi portierin kundërshtar

Spektakli i Salah në ndeshjen ndaj Guinesë, egjiptiani e turpëroi portierin kundërshtar
(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/YouTube)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me Liverpoolin në edicionin që lamë pas, Mohamed Salah është angazhuar me kombëtaren e Egjiptit.

Përfaqësuesja e tij ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Guinesë, të cilën fitoi me rezultat 3-1. Egjipti është nikoqir i Kupës së Kombeve të Afrikës që do të fillojë gjatë këtij muaji (21 qershor), ndërsa ky takim ishte në kuadër të përgatitjeve para fillimit të turneut.


Salah hyri në lojë pas një ore lojë, ndërsa portieri i Guinesë, Aly Keita, kishte bërë disa pritje të jashtëzakonshme dhe rezultati ishte i barabartë (1-1, nga golat e Marwan Mohsen dhe Sory Kaba).

Porse, 27-vjeçari u kujdes për spektakël duke e kaluar mbrojtjen kundërshtare, pastaj e kaloi edhe portierin, i cili u hodh disa herë që t’ia merrte topin, teksa anësori u kthye prapa dhe goditi nga një kënd i ngushtë për ta përplasur topin në shtyllë.

Këtë moment e shfrytëzoi Ahmed Ali Kamel, i cili e pranoi topin e kthyer dhe e dërgoi në portë. Më pas, një tjetër gol për Egjiptin e shënoi Omar Gaber. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori