Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka konfirmuar se bashkëshorti i gruas nga Suhareka që vdiq sot në QKUK si pasojë e plagëve të marra dy javë më parë kur ishte hedhur nga vetura, është i dyshuar për incidentin që e la të plagosur rëndë bashkëshorten e tij.
Shala deklaroi për Reporterin se i dyshuari po mbahet në paraburgim, teksa u shpreh se bëhet fjalë për një “rast të komplikuar” dhe se detajet do të mësohen në fund të hetimit.
“Sa kam informata unë, ne kemi filluar një hetim. Nuk e di nëse është për ‘rrezikim të trafikut publik’ apo tjetër, por di që gruaja ka rënë prej veturës nga dera e prapme ku ka qenë e ulur. Është hap dera dhe në vozitje e sipër ka rënë”, u shpreh fillimisht Kryeprokurori i Prizrenit për Reporterin.
Shala tha se nuk dihet ende saktë çfarë ka ndodhur më 31 maj, kur gruaja nga Suhareka ishte hedhur nga vetura. Tha se Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke hetuar edhe të kaluarën e çiftit.
“Njëherë për njëherë nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur, sepse ne jemi duke e hetuar rastin dhe jemi duke e hetuar të kaluarën e tyre; nëse ka pasur probleme familjare apo bashkëshortore”, u shpreh ai.
“Gruaja ka qenë në QKUK, ka qenë në gjendje koma dhe kësisoj nuk kemi mundur të marrim deklaratë nga ajo. Megjithatë ne jemi duke e hetuar rastin dhe të hënën besoj që do t’i japim kahje hetimeve. Mirëpo, është rast paksa i komplikuar”, tha Shala.
Pas aksidentit që ndodhi më 31 maj, gruas i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Prizrenit, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë, ku vdiq pas rreth dy javësh.
Në Policinë Rajonale të Prizrenit kanë thënë për Reporterin se sot janë informuar se gruaja ka vdekur, ndërsa burri është i dyshuar dhe po mbahet në paraburgim.
“Rasti ka ndodhur me datë 31 maj. Viktima është hudhur nga automjeti. I dyshimtë është bashkëshorti dhe është arrestuar, e tash gjendet në qendrën e paraburgimit, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në Prizren, më pas është dërguar në QKUK. e njëjta ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veseli Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'