LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell, temperaturat deri 25 gradë

Mot me diell, temperaturat deri 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.

Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë. /Telegrafi/