LAJMI I FUNDIT:

Joshua bën paraqitjen e parë publike pas humbjes nga Ruizi

Joshua bën paraqitjen e parë publike pas humbjes nga Ruizi
Anthony Joshua (Foto: Twitter)

Anthony Joshua ka bërë paraqitjen e parë publike, pas humbjes së thellë që pësoi nga Andy Ruiz, duke humbur tre titujt e kampionit të boksit në botë.

Boksieri britanik debutoi në New York ditë më parë, por që gjërat që i kishte planifikuar, të gjitha ato i hodhi në ujë meksikano-amerikani në raundin e shtatë.


Anthony Joshua u nokautua katër herë brenda meçit ndaj Ruizit, dy herë në raundin e tretë dhe dy herë në të shtatin, duke bërë që përballja të mbyllet.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ka disa ditë që boksieri britanik është rikthyer në Londër, por edhe që ka bërë paraqitjen e parë publike, duke u takuar me tifozët e tij në rrugë.

Madje, Joshua ishte parë duke drekuar edhe me princin Harry, ndërsa në restorant ishte rrethuar nga shumë persona që dëshironin të bënin foto me të.

Promoteri Eddie Hearn tregon tri stadiumet ku mund të zhvillohet rimeçi Joshua - Ruiz
Lexo po ashtu Promoteri Eddie Hearn tregon tri stadiumet ku mund të zhvillohet rimeçi Joshua - Ruiz

Raportohet se paraqitja e parë publike e boksierit britanik pas humbjes nga meksikano-amerikani u bë edhe për t’i ndihmuar disa komunitet në Londër.

Joshua e ka shansin në fund të këtij viti që t’i rikthejë të tre titujt e kampionit të botës, pasi tashmë kanë arritur një marrëveshje me Ruizin që të zhvillohet rimeçi në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori